Informacioni në gjuhën shqipe

Nuk mund të flini gjumë ose po shihni ëndrra të këqija?
Keni përjetuar gjëra të tmerrshme dhe kujtimi për to ju shkakton shumë dhimbje?
Ju po shqetësoheni për fëmijët tuaj?
Nuk mund të përqendroheni dhe shpesh po i harroni gjërat?
Nuk keni gëzim në jetë dhe në gjërat e bukura dhe gjithçka është e vështirë për ju?

Arsyet e gjëndjes suaj i keni nga përjetimet në vendlindje apo gjatë arratisjes?
Si për shembull, lufta apo tortura?
Ka ndihmë për ju! Për shembull, në Refugio në Bremen dhe Bremerhaven.

Refugio kujdeset për refugjatët në këtë gjëndje.

Është e mundur të pranoni psikoterapi falas ose të konsultoheni në Refugio. Mbështetje në këtë marrim edhe nga përkthyesit me përvojë.
Gjatë psikoterapisë mund të flisni për problemet tuaja. Këto biseda mbeten
konfidenciale. Ne e shyqrtojmë së bashku: Çfarë ju ndihmon tek problemet tuaja?

Refugio është një vend i sigurt.

Refugio është një qendër këshillimi dhe trajtimi psikosocial për refugjatët dhe viktimat e torturës, në Bremerhaven dhe Bremen. Regjistrimet janë të mundshme katër herë në vit.

Numri i telefonit: 0421 1766770